Thaçi u bën apel qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar sot Qendrën e Studentëve në Prishtinë, aty ku janë të vendosur në karantinë qytetarët e Kosovës që janë kthyer nga shtete e tjera.

Presidenti u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

“Më vjen mirë që shoh të gjtha kapacitetet e shtetit të Kosovës, të jenë vënë në shërbim të përballjes me coronavirusin 19. Edhe këtu në qendrën e studentëve që është kthyer në një karantinë për të ardhurit nga jashtë, qytetarët e Kosovës kjo është bërë për të mirën e tyre që kthehen. Është inkurajues gjithë ky vullnet dhe potencial, kjo punë e shkëlqyer për evitimin e çdo rasti të ri që mund të paraqitet në Kosovë” u shpreh ai.

Thaçi theksoi se të gjitha instiucionet duhet t’i japim një mbështetje të fuqishme potencialeve për ta luftuar coronavirusin.

“Mesazhi im është që të preventoht e keqja, rrini në shtëpi, kujdesuni për veten tuaj”, shtoi ai.

Kurse, Fatmir Sfishta drejtor i Qendrës së Studentëve tha se menaxhimi është stabil.

“Jam i nderuar që presidenti i vendit e vizityon qendrën e studentëve e cila është shndërruar në karantinë, është një kuarjo shtesë për neve, për të gjithë që janë të angazhuar në mënyrë që kjo të vazhdojë. Jemi shumë stabil dhe të gatrshëm të pranojmë prurje të reja”, tha ai.

Thaçi vizitë në Qendrën e Studentëve, të izoluarit e quajnë tradhtar