Presidenti Hashim Thaçi në Qendrën e Studentëve, Foto: KALLXO.com

Thaçi vizitë në Qendrën e Studentëve, të izoluarit e quajnë tradhtar

Presidenti Hashim Thaçi para pak minutave ishte në vizitë në Qendrën e Studentëve ku po qëndrojnë më shumë se 300 persona të cilët ditëve të fundit kanë ardhur nga vendet e jashtme.

Personat të ndryshëm të cilët po qëndrojnë në karantinë kanë kritikuar presidentin Thaçi duke i thënë “e shitët Kosovën”,  “marre ju koftë” e ‘tradhëtar’.

Personat e izoluar nga ballkonet e dhomave ku po qëndrojnë me zë të lartë kanë thënë se duhet që krerët e institucioneve të Kosovës  të dalin para drejtësisë.

“Rregull ka, pastërti ka, mjekësia është e mirë po na këqyrin, policia është e mirë por duhet drejtësi te këta të mëdhenjtë duhet drejtësi”, dëgjohet njëri nga të izoluarit deri sa i drejtohet presidentit nga ballkoni.

Ai gjithashtu ngriti shqetësimet e tij se pse një person është liruar nga karantina.

Sipas një vendimi të Qeverisë së Kosoës të gjithë personat të cilat kanë ardhur nga vendet e jashtme, do të dërgohen në Qendrën e Studentëve e cila është kthyer në karantinë dhe do të qëndrojnë për 14 ditë.

Ky vendim erdhi pasi që të ardhurit kanë qenë në vende të jashtme në të cilat ka pasur raste të konfirmuara me coronavirus.

Më poshtë u sjellim pamje gjatë vizitës së Presidentit dhe thirrjet nga Qendra e Studentëve