Monedha Euro - Foto: Facebook

Suharekë, sekuestrohen monedha që dyshohet se janë të falsifikuara

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara.

Në rastin i cili është regjistruar në Suharekë, Policia ka njoftuar se paratë janë sekuestruar. 

Rasti po hetohet nga ekipet relevante, bën të ditur Policia në njoftimin e datës 05.06.2026.