Pika kufitare në Jarinjë, Foto: Adelina Ahmeti, KALLXO.com
Policia gjen dokumente që dyshohet se janë të falsifikuara në një veturë me targa të Serbisë
04.6.2026 - 10:49
Disa dokumente që dyshohet se janë të falsifikuara janë sekuestruar nga Policia e Kosovës gjatë një kontrolli të realizuar në pikën kufitare në Jarinjë.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të mërkurën, më 03.06.2026, kur njësia policore ka ndaluar për kontroll një veturë me targa të Serbisë, në të cilën ndodheshin dy shtetas serbë.
Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët policorë kanë gjetur disa dokumente të dyshuara si të falsifikuara.
“Në konsultim me prokurorin dokumentet janë sekuestruar, dy personat janë intervistuar në cilësi të dëshmitarëve dhe pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt”- thuhet në raportin policor të datës 04.06.2026.
Policia rastin e ka cilësuar si “Falsifikim të dokumenteve”.