Fushë Kosovë, një shtetase e huaj raporton se u sulmua fizikisht nga një burrë 

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Fushë Kosovë, të mërkurën, më 03.06.2026. 

Sipas Policisë, një shtetase e huaj ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga një burrë.

Burri i dyshuar njoftohet se është shoqëruar në stacionin policor ku edhe është intervistuar lidhur me rastin.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po vazhdon të hetohet.