ILUSTRIM: Dhuna në familje, Foto: Pixabay.com
Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.
Siç njofton Policia, rastet janë regjistruar në Podujevë, Pejë, Gjakovë dhe Rahovec.
Në Podujevë, më të martën më 02.06.2026 është intervistuar një grua e dyshuar, pasi që, pas një mosmarrëveshjeje me një burrë, dyshohet se të dy kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit. Me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.
Një rast tjetër është raportuar në Pejë, ku një grua ka njoftuar policinë se ishte sulmuar nga një grua tjetër. Edhe në këtë rast, prokurori kujdestar ka urdhëruar fillimin e hetimeve.
Ndërkaq, në Gjakovë është arrestuar një burrë i dyshuar për ushtrim të dhunës në familje ndaj një gruaje. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Po ashtu, në Rahovec një grua ka pranuar trajtim mjekësor pasi dyshohet se ishte sulmuar nga një burrë.
Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, ato njoftohet se janë liruar në procedurë të rregullt.