Dhunë në familje, arrestohet një burrë në Ferizaj

Një burrë është arrestuar në Ferizaj pasi dyshohet se në gjendje të dehur ishte kthyer në shtëpinë e tij dhe ndaj viktimës kishte shkaktuar dhunë.

Si pasojë, Policia njofton se viktima ka marrë lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti është regjistruar më 28.04.2024 në orën 03:00.

Me këtë rast, është konfiskuar edhe një armë zjarri për shkak se i dyshuari dhe viktima nuk kanë mundur ta prezantojnë lejen e armës.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.