Përleshje mes dy grupeve në Ferizaj, një i lënduar

Policia e Kosovës ka raportuar për një të lënduar pas një mosmarrëveshjeje e cila ka përfunduar me rrahje mes dy grupeve në Ferizaj.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në rrugën Reçaku, më 28.04.2024, në 18:30h.

Katër të dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Dy të dyshuar fillimisht ishin arratisur.

“Pas një rasti asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë në lokalin e njërit të dyshuar, njësia policore ka gjetur dhe arrestuar dy të dyshuarit të cilët ishin arratisur. Gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit  është gjetur një pistoletë dhe një fishek” – ka njoftuar Policia përmes raportit ditor më 29.04.2024.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit edhe ata janë dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet si “lëndim i lehtë trupor” “armëmbajtje pa leje” dhe “asgjësim dhe apo dëmtim i pasurisë”.