Policia, ilustrim Foto: Pixabay

Për një javë policia në rajonin e Ferizajt realizoi 56 urdhëresa të gjykatave themelore për vepra penale

Policia në Ferizaj ka njoftuar se në bazë të një plani operativ nga data 22.04.2024 deri më 28.04.2024 ka realizuar 56 urdhëresa të gjykatave themelore për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të Policisë, ata do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim me realizimin e urdhëresave të gjykatave.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 29.04.204.

Si përfundim, Policia ka ftuar qytetarët për bashkëpunim, në rast se kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.