Vrasja e grave, presidentja Osmani shpall të mërkurën ditë zie në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim që dita e nesërme, 17.04.2024, të shpallet ditë zie në Kosovë.
Ky vendim vjen pas vrasjes së dy grave brenda pesë ditëve të fundit, njëra në Ferizaj e tjetra në Pejë.
“Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona” – ka shkruar presidentja Osmani në Facebook.
Qyteti i Pejës është tronditur sot, më 16.04.2024, nga vrasja e një gruaje, nga i dyshuari- burri i saj, i cili është arrestuar nga Policia. Krimi dyshohet se u krye në banesën e çiftit në Pejë.
Gruaja që mbeti e vrarë në qytetin e Pejës, Gjyljeta Ukella, ishte e angazhuar si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë.
Ndërsa të premten, më 12.04.2024 një 36 vjeçar, Valon Aliu, vrau ish bashkëshorten e tij, Erona Cokli, 21- vjeçare, në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.
Vrasja e gruas në Pejë, bashkëshorti i saj dorëzohet në Polici