Reagimet lidhur me 'rastin e gjenocidit' kundër Izraelit

Izraeli e ka hedhur poshtë rastin për gjenocid si një “shpifje absurde”.  

Presidenti izraelit Isaac Herzog ka thënë të martën se nuk ka “asgjë më mizore dhe më të pahijshme” se pretendimi i Afrikës së Jugut. Izraeli do të paraqesë një rast “duke përdorur vetëmbrojtje”- ka thënë ai, për të treguar se po bën “maksimumin” në “rrethana jashtëzakonisht të ndërlikuara” për t’i shmangur viktimat civile në Gaza.

Duke cituar një kabllogram diplomatik izraelit, Axios raportoi se Izraeli i ka mobilizuar diplomatët e tij për të lobuar në vendet pritëse për të mbështetur pozicionin e tij dhe për të krijuar presion ndërkombëtar kundër rastit. “Qëllimi i saj strategjik”- thotë ai, është që gjykata ta refuzojë kërkesën për një urdhër, të përmbahet nga akuzimi i Izraelit për kryerjen e gjenocidit dhe të pranojë se ai vepron sipas ligjit ndërkombëtar.

Shtetet e Bashkuara e mbështesin qëndrimin e Izraelit. Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha në Tel Aviv të martën se rasti është “i pameritë” dhe shpërqendron nga përpjekjet për ta adresuar krizën humanitare në Gaza dhe për ta parandaluar përhapjen e luftës.

Megjithatë, në Evropë ekziston shqetësimi se Izraeli mund ta ketë thyer ligjin ndërkombëtar në luftën e tij. Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me ligjvënësit britanikë të martën, Sekretari i Jashtëm David Cameron tha se është i shqetësuar se Izraeli mund ta ketë shkelur ligjin ndërkombëtar dhe se këshillat që i ka marrë deri më tani janë se veprimet e Izraelit janë në përputhje, mirëpo ka pyetje të cilat kërkojnë përgjigje.

“A jam i shqetësuar se Izraeli ka ndërmarrë veprime që mund të jenë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, sepse ky objekt i veçantë është bombarduar, apo çfarëdo tjetër? Po, sigurisht”- ka deklaruar Cameron.

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, i ka thënë Isa Soares të CNN të martën se Izraeli e ka shkelur “definitivisht” ligjin ndërkombëtar humanitar në Gaza. “Kjo është e qartë dhe është shumë shqetësuese”- ka thënë Fajon, duke shtuar se bota “ka dështuar në provat e njerëzimit”./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala