Për grafitet në Prishtinë, deri tash s’ka rast të iniciuar në Polici

Në Prishtinë sot janë parë grafite nëpër disa mure, përmes së cilave kundërshtohet renditja me numrin 2 e Vjosa Osmanit në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

KALLXO.com, ka dërguar pyetje në policinë e Kosovës dhe në Lëvizjen Vetëvendosje për të marrë një qëndrim, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Megjithatë, KALLXO.com mëson se në polici ende nuk është iniciuar rast, rreth kësaj ngjarjeje.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, grupacioni politik i mbledhur rreth iniciativës së U.D të presidentes Vjosa Osmanit, garon në një listë të përbashkët me Vetëvendosjen.

Ndërkaq, kandidati i LVV-së për kryeministër Albin Kurti i renditur si bartës i listës fillimisht, nuk është certifikuar si kandidat për deputet nga ana e KQZ-së, pasi pas vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës ai mbeti përfundimisht jashtë listës së votuesve.

Grafite në Prishtinë, X për Vjosën, numër 1 Glauk Konjufca