Grafite në Prishtinë, X për Vjosën, numër 1 Glauk Konjufca

Në Prishtinë sot janë parë disa grafite të shënuara me numrin 1 me emrin e nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Në këto grafite që janë vendosur në lokacione të ndryshme në kryeqytet shihet se përveç emrit të Konjufcës është shënuar edhe i Vjosa Osmanit, duke e vizatuar me një X.

KALLXO.com ka siguruar foto nga këto grafite.

KALLXO.com po ashtu ka kontaktuar zyrën për media të LV-së dhe është duke pritur përgjigje.

Në listën për kandidatë për deputetë të LV-së, Vjosa Osmani është me numrin 2, kurse Glauk Konjufca me numër 3.

Zgjedhjet e parakohshme nacionale në vend pritet të mbahen më 14 shkurt.