Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier

Drejtori i Policisë së Kosovës i ndan certifikatë mirënjohjeje ambasadorit Hovenier në prag të pensionimit të tij

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i ka dhuruar certifikatë mirënjohjeje ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, me rastin e pensionimit të tij.

Për të shprehur falënderimin për kontributin e tij, Hoxha i dorëzoi ambasadorit edhe një flamur të palosur të Policisë së Kosovës e një shenjë Policisë me përshkrimin “Jeffrey Hovenier 007”.

Sipas njoftimit, në certifikatë thuhet: “Për nderim dhe mirënjohje të thellë për mbështetjen dhe asistencën tuaj të vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës, për përkushtimin tuaj të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe avancimin e shkathtësive të Policisë së Kosovës dhe për avokimin tuaj për sundimin e ligjit dhe parimeve demokratike, të cilat ne i konsiderojmë thelbësore për një agjenci policore të suksesshme. Policia e Kosovës angazhohet për vizionin tonë të përbashkët për një forcë policore shumë-etnike, plotësisht të integruar, që përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës. Prania juaj fizike do të mungojë, por trashëgimia juaj do të mbetet përherë.”

Hovenier është betuar si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë më 30.12.2023.