Betimi i ambasadorit të ri të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenie Foto: Ambasada Amerikane

Betohet ambasadori i ri i ShBA-së në Kosovë Jeffrey Hovenier

Jeffrey Hovenier është betuar si ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Ambasada përmes një publikimi në Facebook.

“Të martën, Jeffrey Hovenier u betua para nënsekretares së shtetit për çështjet politike, Victoria Nuland, si ambasador i ri i ShBA-së në Republikën e Kosovës. Mezi presim ardhjen e tij në Prishtinë”, ka shkruar Ambasada në Facebook.

Jeffrey Hovenier është pasardhës i ambasadori, Philip Kosnett.

Hovenier është diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan, i cili ka qenë pjesë e stafit të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës. Ai është nominuar për ambasador në Kosovë në muajin korrik, nga presidenti amerikan, Joe Biden.