Dorëzohet në Polici zyrtari i katërt i Komunës së Novobërdës, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është dorëzuar në polici zyrtari i katërt i Komunës së Novobërdës, i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Me datë 23 prill të këtij viti ishin arrestuar edhe tre zyrtarë të tjerë të Komunës së Novobërdës, pasi dyshohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, duke pa marrë pagë pa shkuar fare në punë.

“Novobërdë, 01.04.2019/31.12.2021. Lidhur me rastin, më 04.05.2022 është vetë dorëzuar edhe i dyshuari i katërt mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

KALLXO.com ka raportuar më 23 prill për arrestimin e zyrtarëve komunal të Novobërdës.

Arrestohen tre zyrtarë të komunës së Novobërdës