Arrestohen tre zyrtarë të komunës së Novobërdës

Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre zyrtarë komunal të komunës së Novobërdës.

Arrestimi i tyre është bërë për shkak se dyshohet se të njëjtit kanë keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar duke marrë pagën pa shkuar fare në punë.

Me vendim të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës nuk është bërë e ditur se sa ka qenë shuma e përgjithshme që ata e kanë marrë.

“Novobërdë (NN) 01.04.2019/31.12.2021. Janë arrestuar tre meshkuj  kosovarë pasi që dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke marr pagë pa shkuar fare në punë. Me vendim të prokurorit , tre të dyshuarit pas intervistimit  janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.