Dogana e Kosovës parandalon kontrabandim të mallrave në 4 raste në Mitrovicë të Veriut
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar katër raste të kontrabandimit të mallrave nga Serbia në Kosovë, në Mitrovicën e Veriut.
Sipas njoftimit, për kontrabandim u shfrytëzuan rrugët dytësore.
Mallrat e sekuestruara sipas Doganës janë: 220 kilogramë mallra ushqimore në vlerë prej 1 mijë e 400 euro; mallra ushqimore dhe pije në sasi prej 1 mijë e 530.7 kilogramë në vlerë prej 2 mijë e 400 euro; çokollata në peshë prej 266 kilogramë në vlerë prej 1 mijë e 700 euro; Pije alkoolike (60 litra) dhe cigare (7 mijë e 640 copë) me vlerë prej 1 mijë e 300 euro.
“Dogana e Kosovës ka aplikacionin e-Dogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Doganës së Kosovës.