Dita e zisë, anulohen aktivitetet e ‘PriGlobal’ dhe ‘PriDox’

Për shkak të ditës së zisë shtetërore të shpallur nga presidentja, Vjosa Osmani, në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë, janë anuluar të gjitha shfaqjet dhe aktivitetet e “PriGlobal” dhe “PriDox” të parapara për 17.04.2024.

“Për shkak të shpalljes ditë zie shtetërore, anulohen të gjitha shfaqjet dhe aktivitetet e ‘PriGlobal’ dhe ‘PriDox’ të parapara për të mërkurën, dhe filmat dhe eventi muzikor barten për të enjten (18.04.2024)”- thuhet në njoftimin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë (PriFest).

Edicioni i dytë i “PriGlobal” dhe “PriDox” ka filluar të hënën mbrëma, më 15.04.2024, në Kino Armata.

Filmi nga Britania e Madh, “No Way Home” ka hapur edicionin e dytë të “PriGlobal”. Filmat në kaudër të këtij programi  janë shfaqur më 15 dhe 16 prill, ndërsa ata të programit “PriDox” është planifikuar të shfaqen më 17 dhe 18 prill, kur edhe është parparë mbyllja e këtyre programeve.

Programi i filmave “PriGlobal” dhe “PriDox” mbahet në kuadër të “PriFest”-it.

Në mbrëmjen e mbylljes së “PriDox”, është planifikuar të shfaqet një edhe filmi “ENNIO”, që përshkruan veprimtarinë e Ennio Morricone, një muzikant i njohur i shekullit të 20-të dhe prodhues i kolonave zanore të shumë filmave të njohur.

Hyrja për të parë filma e “PriGlobal” dhe “PriDox” është falas.