"PriFest", prezantohet marrëveshja për bashkëprodhimin e filmave mes Kosovës dhe Izraelit
Kosova dhe Izraeli kanë arritur një marrëveshje për bashkëprodhime në fushën e kinematografisë. Kjo marrëveshje është prezantuar dje gjatë një paneli diskutimesh që u mbajt në Prishtinë.
Ky panel me pjesëmarrjen e ministrit të Kulturës, Harulla Çeku e ambasadores së Izraelit në Kosovës, Tamar Ziv, u mbajt në kuadër të edicionit të 15-të të festivalit “Prishtina International Film Festival” (PriFest).
Marrëveshja për bashkëprodhime kinematografike mes Kosovës dhe Izraelit shihet si një mundësi mjaft e favorshme për kineastët kosovarë.
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha gjatë fjalës së tij në panel se kjo marrëveshje hap mundësi të reja për kineasëtë e dy vendeve.
“Marrëveshja do të krijojë mundësi për kineastët pë realizmin e përbashkët të projekteve filmike” – ka thënë Çeku, duke numëruar, sipas tij, punën e mirë që po bën MKRS për fushën e filmit në vend.
Ndërsa, ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, e ka quajtur si të rëndësishme për dy vendet marrëveshjen, jo vetëm për fushën e filmit.
“Ndajmë një kulturë të vjetër së bashku dhe mund të krijojmë më shumë mundësi për skenën e filmit”- tha Zevi.
Gjatë këtij paneli që u moderua nga drejtori i “PriFest”-it, Fatos Berisha, nga një prezantim u bë edhe nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi; producenti izraelit Kobi Mizrahi dhe Blerta Zeqiri, drejtoreshë e Qendrës Kinematogafike të Kosovës.
Edicioni i 15-të i “PriFest”-it është hapur më 14 shtator me shfaqjen e filmit ‘Toka brenda meje”. Dhjetëra filma nga vende të ndryshme janë planifikuar të shfaqen në kuadër të këtij festivali.
Edicioni i 15-të i “PriFest”-it do të zgjas deri më 17 shtator 2023.