Nesër nis Festivali ‘PriFest’

Me shfaqjen e filmit “Toka brenda meje” hapet nesër edicioni i 15 i Festivalit ndërkombëtar të filmit, “Prishtina International Film Festival” (PriFest).

Ceremonia e hapjes do të mbahet në Kino ARMATA në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:00.

Dhjetëra filma artistik të metrazhit të gjatë, mesëm dhe të shkurtër nga vende të ndryshme të botës do të shfaqen në kuadër të këtij edicioni të “PriFesti“-it.

Sivjet në fokus të “PriFestit” është shteti i Izraelit.

Organizatorët e këtij festivali premtojnë një edicion të veçantë me prezantim të premierave filmike e pjesëmarrje të personaliteteve të njohura kinematografike vendase e të huaj.

Krahas prezantimit të premierave filmike nga rajoni dhe bota, “PriFest” sjellë edhe emra të njohur të kinemasë botërore.

Edicioni i 15-të i “PriFesti”-it mbyllet më 17 shtator 2023.