'PriFesti’ mban edicionin e dytë në Tiranë

Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmt në Prishtinë – “PriFest” do të mbahet nga 24-26 nëntor 2023 në Tiranë, në bashkëpunim me “Tulla Culture Center”.

Përmes një njoftimi, organizatorët e festivalit kanë bërë të ditur se sikurse edhe vitin e kaluar, “PriFest” sjell në Tiranë një pjesë të programit dhe atmosferës së “PriFestit”, të mbajtur në muajin shtator 2023 në Prishtinë.

“Në Qendrën Tulla, ‘PriFest’ do të shfaq një seleksion të filmave fitues të edicionit të këtij viti. Përveç filmave, do të ketë dhe festë me muzikë live dhe tryezë të rrumbullakët bisedimesh për gjendjen dhe zhvillimin e industrisë filmike të rajonit”- thuhet në njoftimin e “PriFestit”.

Organizatorët bëjnë më dije se ditëve në vijim do të shpalosin programin e aktiviteteve të “PriFestit” në Tiranë.