array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Rrena se Policia e Kosovës po kryen ushtrime afër kufirit me Serbinë

Deklarata

Njësia Speciale gjatë stërvitjeve afër kufirit Kosovë – Serbi

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Titulli i videos “Njësia Speciale gjatë stërvitjeve afër kufirit Kosovë – Serbi” është i rremë. Policia e Kosovës ka thënë se ushtrimet gjuajtje me armë i bëjnë vetëm në poligone të Policisë së Kosovës. Ushtrimet në fjalë nuk janë realizuar në kufirin Kosovë- Serbi.

Artikulli

Më 03.02.2024, faqja në Facebook ‘Njesia Speciale’ (arkiva) ka publikuar një video me përshkrimin: “Njësia Speciale gjatë stërvitjeve afër kufirit Kosovë – Serbi”.

Në këtë video pretendohet se ushtrimet e këtij njësiti janë duke u realizuar në afërsi të kufirit të Kosovës me Serbinë.

Krypometër për të verifikuar këtë pretendim ka pyetur Policinë e Kosovës, nëse kjo video është realizuar në kufi me Serbinë, si pretendohet në këtë video të publikuar nga faqja ‘Njesia Speciale’.

Policia e Kosovës kanë thënë se ata ushtrimet e gjuajtjes me armë i realizojnë vetëm në poligone.

“Referuar kërkesës suaj, ju informojmë se Policia e Kosovës të gjitha ushtrimet, përfshirë këto të gjuajtjeve me armë, i realizon në poligonet e saja zyrtare që i ka për gjuajtje si në rastin konkret, e jo në lokacionet tjera”- thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Krypometër të datës 26.02.2024.

Krypometër ka ridërguar pyetje në Policinë e Kosovës nëse këto ushtrime janë mbajtur në afërsi të kufirit me Serbinë.

“Është poligon i gjuajtjes brenda territorit të RKS, e jo ne vijë kufitare me Serbinë”- thuhet në përgjigjen e Baki Kelanit, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës dhe KFOR-i e kanë shtuar numrin e pjesëtarëve të tyre dhe e kanë rritur numrin e patrollimeve në katër komunat me shumicë serbe, pas sulmit terrorist në fshatin Banjskë. Në orët e para më 24.09.2023, një patrullë e Policisë së Kosovës ishte sulmuar me mjete shpërthyese. Rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku, ishte vrarë, një polic tjetër ishte plagosur dhe një tjetër ishte lënduar në këtë sulm terrorist.

Në kundërpërgjigjen e Policisë, tre terroristë u vranë dhe disa u plagosën. Disa prej personave të përfshirë në sulmin në Banjskë u arrestuan, kurse shumica e anëtarëve të grupit kanë ikur në Serbi. Gati pesë muaj pas këtij sulmi, hetimet ende po vazhdojnë për këtë rast.

Operacioni i sulmit terrorist u udhëhoq nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq. Ai vetëm pak ditë pas sulmit terrorist me anë të një letre të cilën e lexoi avokati i tij, kishte marrë përgjegjësinë për sulmin, organizimin dhe logjistikën për këtë sulm duke thënë tutje edhe se pas këtij rasti jep dorëheqje nga pozicioni i tij brenda partisë serbe që funksionon në Kosovë, Lista Serbe. Radoiçiq gjithashtu po kërkohet nga INTERPOL-i për rastin e Banjskës.