array(1) {
  [0]=>
  array(3) {
    ["square_thumb"]=>
    bool(true)
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#ae1919"
    ["menu_attr"]=>
    string(5) "Ekipi"
  }
}
Visar Prebreza

Visar Prebreza

Visar Prebreza, punën si gazetar e ka filluar në vitin 2007 në gazetën “Kosova Sot”. Në vitin 2010 i është bashkuar ekipit të gazetës “Koha Ditore”. Aty ka punuar deri në muajin korrik të vitit 2016. Gjatë gjithë karrierës së tij është shquar për hulumtimet në fushën e ekonomisë. Ka bërë tema ekonomike, por edhe ka trajtuar skandale në ekonomi. Në veçanti ka shkruar për sektorin e energjisë dhe prokurimit. Ka studiuar në Kolegjin Fama, drejtimi Shkenca Politike dhe Administratë Publike. Është në përfundim të studimeve master në Universitetin për Biznes dhe Teknologji- UBT, drejtimi “Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi”. Gjatë karrierës së tij për punën në gazetari, Prebreza është shpërblyer me çmime nga UNDP dhe Asociacioni i Gazetarëve dhe Bashkimi Evropian, Unioni i Gazetarëve Shqiptar, Instituti Riinvest dhe projekti për efecientë të Energjisë i BE-së.