Prokuroria Speciale: Rasti po trajtohet si sulm ndaj rendit kushtetues ku hynë edhe terrorizmi

Prokuroria Speciale e Kosovës është duke e trajtuar rastin e sotëm në Banjskë të Zveçanit po e konsideron sulmin e sotëm si cenim të rendit kushtetues, ku bënë pjesë edhe terrorizmi.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.ocm, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

“Për momentin e konsiderojmë cenim të rendit kushtetutës të Kosovës, ku hynë edhe terrorizmi”- ka thënë ai.

Si pasojë e sulmeve, një zyrtar policor është vrarë dhe dy tjerë janë plagosur në mëngjesin e së dielës, në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  këtyre sulmuesve që të dorëzohen, pasi janë të rrethuar nga zyrtarët policorë.

Lidhur me sulmin kanë reaguar ambasadorët e shteteve të QUINT-it duke dënuar sulmin si dhe kanë kërkuar që autorët të sillen para drejtësisë.

 

Zhvillimet pas vrasjes së policit të Kosovës në veri të vendit