Foto: Kallxo.com

E gjithë pasuria e Ndërmarrjes Publike Banesore do të vlerësohet

Pasuria e Ndërmarrjes Publike Banesore Sh.A, ku përfshihen objekte dhe toka, në krejt territorin e Komunës së Prishtinës, pritet t’i nënshtrohet procesit të vlerësimit.

Për ta bërë këtë vlerësim të pasurisë, NPB hapi tender publik, për kompanitë e interesuara.

NPB ka parashikuar kontratë në vlerë deri 23,600 euro. Kontrata është paraparë të jetë në kohëzgjatje 90 ditë.

Për këtë aktivitet të prokurimit u përdor procedurë e hapur e prokurimit me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

NPB tregon se ky vlerësim i pasurisë përfshinë objektet, qirat dhe tokat.

“Vlerësimi i pasurisë pronave dhe Qirave të Ndërmarrjes Publike Banesore në të gjithë territorin e Komunës së Prishtinës për te gjithë pasurinë duke përfshire objektet, qirat dhe tokat. Rregullimet kontabël ne sistemin e kontabilitetit dhe rregullimet në aspektin e tatimeve. shërbim cope 1”, thuhet në njoftimin në e-prokurim.

Performanca financiare e NPB-së

Sipas një raporti vjetor të auditimit për NPB-në, që përfshin vitet 2016 deri 2020, pasuritë e kësaj ndërmarrje publik kalojnë 83.2 milionë euro në përmbyllje të vitit 2020. Përgjatë këtyre pesë viteve, vlera më e ulët u regjistrua në vitin 2016, duke shënuar kështu trend rritës në vitet pasuese.

Për dallim nga pasuritë, detyrime apo siç njihen ndryshe edhe si borxhe, regjistrohen të jenë më pak se 2 milionë euro për periudhën pesë vjeçare.

NPB vitin 2020 e kishte përmbyll me borxhe që kalojnë 1.2 milionë euro. Në raport me vitin paraprak, detyrime e ndërmarrjes janë me rënie. Në vitin 2019 detyrimet ishin mbi 1.5 milionë euro.

Bazuar në raport, vërehet se vlera më e lartë e detyrimeve ishte në vitin 2016  mbi 1.7 milionë euro, ndërsa ajo më e ulët ishte një vit pas, viti 2017. Vlerë pothuajse e përafërt me detyrimet e vitit 2020.

Prej 1.8 milionë euro në vitin 2016, të hyrat në vitet 2019 dhe 2020 arritën ë mes 5.1 deri 5.5 milionë euro në dy vitet 2019 dhe 2020.

Performanca financiare e NPB-së, 2016-2020, Burimi: Ndërmarrja Publike Banesore (NPB).
Performanca financiare e NPB-së, 2016-2020, Burimi: Ndërmarrja Publike Banesore (NPB).

Politika në pronën publike

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, KALLXO.com raportoi që banorët e “Lakrishtës” ishin rebeluar për shkak të rrënimit të një objekti me material azbesti që konsiderohej dhe ndërtimit të një objekti të ri pa një debat publik. Për t’i hapur rrugë këtij investimit aksionarët e NPB-së e kishin ndërruar edhe statutin e ndërmarrjes. Mirëpo pas ekspozimit të shkeljeve të bëra në projekt dhe pezullimit të punës, Ministria e Mjedisit, bordi i kësaj ndërmarrje morën vendim për shkarkimin e kryshefit të NPB-së, Hajdar Hoxha.

Kryeshefi Hoxha nuk u shkarkua, pasi vendimi për shkarkimin e tij nuk arriti të protokollohet përj tri ditë. Kjo kohë u shfrytëzua nga aksionarët e NPB-së, Dren Kukaj, tashmë ish drejtor i mirëqenies sociale në Komunën e Prishtinës dhe Genc Sherifi, ish asamblisti i PSD-së [Partia Social Demokrate] të Shpend Ahmetit, që të shkarkojnë bordin, duke e lënë në punë kryeshefin që të shtyjë përpara projektin ndërtimor, të cilin Ministria e Mjedisit e quajti joligjor.

Një tjetër shkelje u gjet në po atë muaj, në projektin 120 milionësh për ndërtimin e banesave. Kishte të bënte me mezhdën me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP).

AKP kishte nisur masë diciplinore ndaj një punëtori të saj për cështjne e ndarjës së mezhdës, pasi NPB kishte shfrytëzuar një procesverbal të një zyrtari të AKP-së, pa përlqimin dhe miratimin e bordti të AKP-së dhe njësisë së kadastrit të AKP-së.

Në muajin janar të sivjetëm, KALLXO.com raportoi se NPB dhe AKP  kanë tentuar në mënyrë të fshehtë të caktojnë kufirin të pronave të tyre, i cili do t’i hapte rrugë projekti 120 milionësh.

Për takimin e kryeshefit Hajdar Hoxha dhe zv/drejtori menaxhues i AKP-së, Avni Jashari në zyret e AKP-së më 14 dhjetor 2021, nuk pati kurrfar njoftimi. Nga AKP ishte thënë se nuk pati rezultate konkrete për njoftim

“AKP dhe NPB kanë mbajtur takime të numërta që nga vjeshta 2020, lidhur me kërkesat e NPB-së. Takimi i fundit është mbajtur më 14 dhjetor 2021 ndërmjet tre përfaqësuesve të AKP dhe dy përfaqësuesve të NPB-së. Meqenëse nuk ka pasur asnjë rezultat konkret përfundimtar nga këto takime, atëherë nuk ka pasur nevojë për njoftim të publikut”, citohet të jetë përgjigjut AKP-ja.

Në muajin shkurt të këtij viti, në një koferencë për media, kryeshefi Hajdar Hoxha, akuzoi AKP-në, për neglizhencë të caktimit të kufirit të pronës në mes të këtyr dy insitutcioneve, ku ka thënë se në rast se projketi 120 milionësh përfundon në arbitrazh, pasojat do të barten tek AKP.

Historiku i themelimit të ndërmarrjes

Kuvendi Komunal i Prishtinës në vitin 1946 formoi departamentin për mirëmbajtjen e ndërtesave, ku siu detyrë e këtij departamenti është ruajtja dhe mirëmbajtja e pronës publike.

Pas formimit të fondit, në vitin 1964, zyrtarisht themelohet Ndërmarrja e Banesave si quhej atëkohë. Ky fond u krijua nëpërmjet ndalesës prej 3.35 për qind në pagat bruto të punësuarve atëkohë. Më vonë u transformuar në Bashkësinë Vetëqeverisëse të Interesit për Banim dhe Lokale Afariste deri në suprememinn e autornomisë së Kosovës në vitin 1989 kur u transfomuna në Ndërmarrje Publike Banesore.

Çka ndërtoi kjo ndërmarrje publike?

Të dhënat publike të ndërmarrjes, tregojnë NPB ndërtoi lagje, qendra tregtare, objekte banesore e lokale afariste. NPB ndërtoi : Lagjja “Lakrishte” në Prishtinë e ndërtuar dhe lëshuar në përdorim në vitin 1976  me 120 banesa, dhe me 30 lokale afariste, Lagjja “Dardania” në Prishtinë e ndërtuar pjesë – pjesë gjatë periudhës kohore 1978 – 2003, me afro 3600 banesa dhe lokale 280 afariste, Lagjja “Kodra e Diellit”, në Prishtinë me rreth 2 400 banesa dhe me 180 lokale afariste, Lagjja “Kodra e Diellit II” , në Prishtinë me rreth 1300 banesa dhe me 80 lokale afariste, Qendra e qytetit me rreth 380 banesa dhe 180 lokale afariste, Objekti Afarist “Ish Banka e Lublanës” me rreth 4 400.00 m2  etj.

Ndërsa projetketet e përfunduara nga vitit 2002, sipas NPB-së janë:

Lokalet në rr.”Eqrem Çabej” (ish rr. e Sremit), në Prishtinë (85 lokale me 2 500 m²), Qendra Tregtare në lagjen “Kodra e Diellit” (120 lokale me sip. rreth  6600.00 m2), Objekti Banesor te Fakulteti Ekonomiko – Juridik (36 banesa me sip. 3600.00 m²), Objekti Banesor – Afarist “Kroi i Bardhë”, në lagjen “Dardania” në Prishtinë (82 banesa, me sip. neto rreth 4 850.00 m², lokale afariste 85 me sip. neto rreth 3 800.00 m2, garazha 80 me sip. neto 1220.00 m2 dhe depo me sip. rreth 1500.00 m²), Objekti Banesoro – afarist në rr. “Hajdar Dushi” në Prishtinë ( 32 banesa me sip. 2 700 m², dhe lokale afariste 8, me sip. Neto 400 m²).