Anulohet vendimi për projektin e NPB-së në Lakërishtë

Aksionarët e Ndërmarrjes Publike Banësore kanë mbajtur një konferencë për media lidhur me projektin afaristo-banesor në lagjen Lakërishtë në kryeqytet.

Aksionari Leutrim Retkoceri ka deklaruar se si komision i aksionarëve kanë marrë vendim që të anulohet vendimi për këtë projekt i cili ishte miratuar dy vite më parë.

Sipas Retkocerit, deri tek ky vendim kanë ardhur për shkak të një opinoni ligjor që kanë kërkuar nga Komuna e Prishtinës.

“Më datën 26 maj kemi kërkuar opinion ligjor nga zyra ligjore e Komunës së Prishtinës lidhur me rregulloren e cila ka qenë bazë e nënshkrimit për projektin në Lakërishtë, me qëllim për të ruajtur pronën dhe pasurinë publike të Prishtinës. Pas pranimit të opinionit nga zyra ligjore janë dhënë konkluzionet se ndërtimi projektit është në kundërshtime ligjore, dhe ne aksionarët kemi nxjerrë këtë vendim, anulohen vendimi  27.04.2021 i komisionit komunal të aksionarëve për miratimin e draftmarrveshjes kryesore për bashkinvestim të propozuar në 22.04.2021 nga kryeshefi ekzekutiv. Kërkohet nga bordi i drejtorët që shfuqizojë rregulloren për rritjen e pasurisë së paluajtshme të Ndërmarrjes Publike Banesore përmes ndërtimit e njxerrë në bazë të opnionit ligjor përmes të cilës  kontestohet se e njëjta është e paligjshme” – ka thënë Retkoceri, i cili aktualisht është edhe shef i grupit të asamblistëve të PDK-së në Prishtinë.

KALLXO.com kishte raportuar në 2022 se Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), kishin tentuar në mënyrë të fshehtë që të bëjnë caktimin e kufirit të pronave të tyre, në lagjen ‘Lakërishte’ të Prishtinës.

Caktimi i kufirit të pronës ka pasur synim që t’i hapë rrugën projektit të dyshimtë të NPB-së në vlerë prej 120 milionë euro, për ndërtimin e një objekti shumëkatësh në ‘Lakërishte’.

Projekti 120 milionësh, AKP dhe NPB fshehurazi tentuan t`i caktojnë kufijt e pronës

Prokuroria jep detaje për bastisjet e sotme në lidhje me projektin 120 milionësh të NPB-së