Projekti 120 milionësh, AKP-ja thotë se kishte shkelje gjatë caktimit të kufirit me NPB-në

Ndërmarrja Publike Banesore nuk e ka caktuar në mënyrë të rregullt mexhen me Agjencin Kosovare të Privatizimit për të saktësuar pronën në të cilën do të ndërtohet projekti i dyshimtë në vlerë 120 milionë euro.

Për shkak të dyshimeve për shkelje, AKP-ja ka nisur proces diciplinor ndaj një punëtori të saj për ëështjen e ndarjes së mezhdës.

KALLXO.com ka gjetur se NPB-ja kishte shfrytëzuar një procesverbal të një zyrtari të AKP-së që ishte bërë pa pëlqimin dhe miratimin e Bordit të AKP-së dhe as të Njësisë së Kadastrit të AKP-së.

“Shënjimi i kufijve të parcelës së NPB-së me parcelën, e cila është nën administrimin e AKP-së, është realizuar nga Drejtoria e Kadastrit të Prishtinës, pa pëlqimin e Njësisë së Kadastrit të AKP-së”, thuhet në përgjigjen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

AKP-ja thotë se në kërkesën e Ndërmarrjes Publike Banesore për përcaktimin e kufirit në mes parcelave kishte paqartësi dhe parregullsi.

“Pas shumë analizave kadastrale, duke përfshirë dokumentet shtesë të siguruara më vonë, kërkesën e paraqitur nga NPB-ja për caktimin e kufjive, nuk ishte e aporvuar nga AKP. Janë kontrolluar edhe vendimet e Bordit, periudha gusht 2020 – shtator 2021 dhe rezulton se gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur vendim të Bordit për dhënien e pëlqimit”, thuhet në përgjigje.

AKP-ja thotë se në  dokumentet që kishte pranuar nga NPB, shihej një procesverbal terreni i nënshkruar nga një zyrtar i AKP-së. Veprimi i tij, sipas AKP-së, ishte pa autorizim, ndërsa ndaj të njëjtit ka filluar proecurë disiplinore.

“Në atë procedurë janë të sqaruara në detaje veprimet e zyrtarit, i cili kishte nënshkruar procesverbalin e terrenit për caktimin e kufijfve të parcelave në terren, ku duhet theksuar se veprimi i tij ishte pa autorizim të udhëheqësit të drejtpërdrejtë, Kryesuesit të Njësisë së Kadastrit dhe pa autorizim formal”, thuhet në përgjigjen e AKP-së.

KALLXO.com ka kontaktuar zyrtarin e AKP-së, K.T, por i njëjti ka thënë se deri sa të kryhen procedurat disiplinore, nuk do të deklarohet.

Për momentin, sipas AKP-së, lënda është duke u rishqyrtuar nga Komuna e Prishtinës. KALLXO.com ka kontaktuar Komunën, por deri në momentin e publikimit të shkrimit, ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Gjithashtu edhe NPB-ja nuk i është përegjigjur pyetjeve në lidhje me këtë çështje.

Të enjten e 4 nëntorit, në KALLXO.com është publikuar hulumtimi që tregon për projektin e dyshimtë të Ndërmarrjes Publike Banesore, në vlerë 120 milionë euro, për ndërtimin e një kompleksi banesor në lagjen Lakrishte të kryeqytetit.

Në këtë hulumtim tregohet se si ish bordi i drejtorëve kishte shkarkuar kryshefin ekzekutiv të NPB-së, Hajdar Hoxhajn, në pretendimet për shkelje ligjore gjatë projektit në Lakërishtë. Vendimi për shkarkimin e kryeshefit nuk ishte protokuluar nga stafi i NPB-së dhe si rrjedhojë tre ditë më pas, aksionarët e Ndërmarrjes kishin shkarkuar dy anëtaret e Bordit.

Gjithashtu, në hulumtim tregohet për procedurat e dyshimta të përzgjedhjes së kompanive fituese, kufizimin e konkurencës, mungesën e transparencës si dhe shkaktimin e rrezikut ndaj banorëve për rreth tokës ku synohet ndërtimit i projektit, përmes ekspozimit ndaj materialeve me përmbajtje të azbestit.

Ana e errët e projektit të ndërtimeve të Ndërmarrjes së Prishtinës