Kadri Veseli e Valdete Idrizi në Mitrovicë. Foto: Facebook

Veseli në Mitrovicë: Valdete Idrizi, Dëshmia e Ndryshimit të PDK-së

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bashkëbisedoi sot me qytetarë në Mitrovicë të cilëve ua prezantoi kandidaturën e partisë së tij për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizin.

Në një postim në Facebook, Veseli lavdëroi kandidaten për kryetare të Mitrovicës ndërsa e përshkroi atë edhe me sloganin që PDK ka zgjedhur për këto zgjedhje “Forca e ndryshimit”/

“Me guximin, aktivitetin dhe kandidaturën e saj për Mitrovicën, Valdete Idrizi është dëshmia më e mirë e ndryshimit me PDK-në. Është një zonjë e përkushtuar dhe e dëshmuar për vendlindjen e saj. Ne ua japim grave rolin dhe rëndësinë që meritojnë, ndërsa ju përkrahni ato me votë më 22 tetor”, tha Veseli.

Para se të aderojë në PDK muajin e kaluar, Valdete Idrizi ka qenë aktiviste e shoqërisë civile.