Haki Rugova, LDK, Istog. Foto: Kallxo.com

Rugova: Javën e Parë do t`i Publikoj Borxhlinjtë e Komunës

Kandidati i LDK-së për Istogun, Haki Rugova, në Debat Pernime, ka thënë se do t`i publikojë në detaje kriteret dhe vlerësimet e aplikuesve të subvencioneve në bujqësi.

Ai ka premtuar se në javën e parë do t`i publikojë në ueb-faqen e komunës të gjithë borxhlinjtë  e komunës.

Në këtë debat, të cilin prezent është vetëm kandidati i LDK-së Haki Rugova, pritej që të dy kandidatë t`i shpalosnin programet për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

Në zgjedhjet e 22 tetorit, Rugova e Dreshaj morën më së shumti vota nga kandidatët që ishin në garë për të parin e Istogut.

Rugova i LDK-së ka fituar në rrethin e parë 45,36% për qind të votave, ndërsa Dreshaj i AAK-së  35.63 për qind.

Votimet për balotazhin do të zhvillohen të dielën e ardhshme, më 19 nëntor.