Haki Rugova e Gani Dreshaj - Foto: KALLXO.com

A e Pengoi Haki Rugova Rivalin nga AAK t'i Renovojë Shkollat?

Kandidati i AAK-së Gani Dreshaj në Debat Pernime në raundin e parë, pati thënë se do t`i renovojë me paratë e veta shkollat në fshatrat Uçë dhe Lukafc i Begut. Por, disa ditë më vonë kishte deklaruar se nuk e ka lejuar Haki Rugova, kundër-kandidat nga LDK dhe kryetari i aktual i komunës së Istogut.

Në debatin për Balotazh ku mungoi kandidati i AKK-së edhe pse e kishte konfirmuar pjesëmarrjen e tij, kandidati i LDK-së Haki Rugova tha se askush nuk mundet privatisht të ndërtojë shkolla.

“Se ka pas as ndërmend me ndërtu, dhe s`ka të drejtë ta ndërtojë shkollën. Nuk është punë private, dhe pa e marrë kërkesën dhe lejen nga organet kompetente. Nuk e kam penguar që të investojë, por dihen format e investimit, dihet qartë, kjo është kompetencë ë Ministrisë bashkë më komunën të ndërtojë shkolla”, ka thënë kandidati i LDK-së.

Ai ka premtuar së nëse zgjedhet kryetar, brenda mandatit të tij katër vjeçar nuk do të ketë më probleme me shkollat e fshatit Uçë dhe Lukafc i Begut.