Thaçi ia Dorëzon Veselit Projekt-Ligjin për FSK-në

Projektligji parashikon që FSK të vazhdojë ta mbajë emrin që ka, por të marrë kompetenca shtesë në fushën e sigurisë.

Nisma e Thaçit erdhi pas pamundësisë që FSK të transformohet në Forcat e Armatosura të Kosovës për shkak të kundërshtimit të deputetëve të Listës Serbe. Për ndryshimet kushtetuese kërkohet që deputetët ta mbështesin propozimin me dy të tretat e votave, përfshirë edhe dy të tretat e votave të komuniteteve joshqiptare në Kuvend.

Ndërsa ndryshimi i një ligji kërkon një shumicë të thjeshtë parlamentare.

http://kallxo.com/deputetet-presin-nga-thaci-ta-konkretizoje-nismen-per-fsk-ne/