Zjarr në një ndërtesë shumëkatëshe në Prishtinë - VIDEO

Një ndërtesë shumëkatëshe është përfshirë në zjarr në lagjen e ‘Muhagjerëve” në Prishtinë. Sipas disa dëshmitarëve në vendin e ngjarjes ndërtesa është duke u djegur në kulmin e saj.

Siç shihet nga fotografitë që kanë dërguar qytetarët në adresë të KALLXO.com në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të këtij zjarri.