Digjet një depo e barnave në rrugën Prishtinë - Ferizaj

Një depo e produkteve dhe pajisjeve mjekësore ka marrë flakë në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

Policia është në vendin e ngjarjes së bashku me zjarrfikësit të cilët po tentojnë ta shuajnë zjarrin i cili ka filluar rreth orës 10.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se sipas të dhënave të deritanishme janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin” – tha Ahmeti për KALLXO.com.

Në ndihmë të zjarrfikësve kanë ardhur edhe ekipe të tjera shtesë.