Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Një veturë përfshihet nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”, nuk ka persona të lënduar

Një veturë është përfshirë nga zjarri në kilometrin e tretë në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Suharekë – Prizren. Në një përgjigje për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë se nuk ka persona të lënduar.

Krasniqi më tej ka treguar dyshohet se shkak i zjarrit është një defekt teknik.

“Pas orës 15:00 policia është njoftuar se në autostradë (“Ibrahim Rugova”), drejtimi Suharekë-Prizren, kilomtetri i tretë, një veturë është përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend-ngjarje. Dyshohet se shkak i zjarrit është ndonjë defekt teknik. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar” – është përgjigjur Krasniqi.