Çekani i gjykatës - Foto: KALLXO.com
Vazhdon gjykimi për ‘vrasjen mizore’ në Peqan të Suharekës
Në Gjykatën e Prizrenit vazhdon sot gjykimi për vrasjen mizore që ka ndodhur në fshatin Peqan të Suharekës.
Resmije Bytyqi akuzohet se në vitin 2016 me dashje e shtyn Murat Ademin për të kryer veprën penale të vrasjes dhe atë të bashkëshortit të saj, Abedin Bytyqit, andaj për veprimet e saj Prokuroria Themelore Prizren e ngarkon se në shtytje ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.
Murat Ademi së bashku me të vëllain Reshat Ademin akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.
Seanca do të kryesohet nga kryetari i trupit gjykues Xheladin Osmani dhe anëtarët Artan Sejrani dhe Alija Fazliji.
Kurse, Prokuroria përfaqësohet nga prokurori Genc Nixha.
Kallxo.com ekskluzivisht ka raportuar për seancat për vrasjen e rëndë të ndodhur në Peqan të Suharekës.
https://kallxo.com/prokuroria-pershkruan-vrasjen-mizore-ne-suhareke/
Pjesë e aktakuzës është edhe Fadil Fetiu, i cili akuzohet për moslajmërim të veprës penale, ndërsa Resmije Bytyçi për shtytje në vrasje.
https://kallxo.com/plaku-shperthen-ne-lot-ma-vrane-se-ma-vrane-djalin-po-pse-ja-djege-trupin/
Për sot është e paraparë të dëgjohet një dëshmitar i propozuar nga i akuzuari Murat Ademi.
Ndërsa pas dëgjimit të këtij dëshmitari, pritet që të akuzuarit të fillojnë të japin mbrojtjet e tyre.
https://kallxo.com/avokati-kerkon-qe-publiku-te-dije-si-u-vra-abedin-bytyqi/
www.kallxo.com