Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Deputeti Besian Mustafa emërohet zëdhënës i LDK-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besian Mustafa, është emëruar zëdhënës i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

LDK njofton se ky vendim është marrë unanimisht në mbledhjen e Kryesisë së partisë.

“Si zëdhënës do të jetë zë i qëndrimeve të LDK-së dhe i komunikimit me qytetarë” – thuhet në njoftimin e LDK-së.

Mustafa më parë ka qenë ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural gjatë Qeverisë Kurti I, në kohën e koalicionit mes Vetëvendosjes dhe LDK-së.