Nga protestat për Astrit Deharin në nëntor 2016 | Foto: Atdhe Mulla

Sot Homazhe e Marsh Protestues për Astrit Deharin

Në njëvjetorin e vdekjes së aktivistit të saj, Astrit Dehari, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të mbajë homazhe te varri i Astritit në fshatin Zllatar të Prishtinës si dhe një marsh protestues.

Homazhet do të bëhen në mesditë, ndërsa marshi do të nisë nga ora 15:00 nga Biblioteka Kombëtare.

Aktivisti i VV-së, Astrit Dehari, kishte vdekur në rrethana ende të pasqaruara përfundimisht në qelinë e Qendrës së Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016.

Dehari po mbahej aty si i dyshuar për sulmin me mjet shpërthyes kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës që kishte ndodhur në gusht të vitit 2016.

KALLXO.com ka bërë një analizë të detajuar rreth rastit të Astrit Deharit që nga dita e arrestimit të tij e deri më sot.

Misteret e Vdekjes së Astrit Deharit

Po ashtu, të gjitha raportet e KALLXO.com në lidhje me rastin Dehari, mund t’i gjeni në këtë link.