Momenti i nënshkrimit të marrëveshjes mes UNDP-së dhe KIESA-s - Foto: KALLXO.com

Projekt për ta Ndihmuar Tregtinë në Kosovë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) kanë nënshkruar marrëveshjen për implementimin e projektit “Ndihmë tregtisë” në Kosovë.

Drejtori i KIESA-s, Besian Mustafa, tha se qëllimi është që të ndihmohet Kosova duke i angazhuar 150 studentë në punë praktike në ndërmarrje të vogla dhe të mesme.

Sipas tij, nga ky projekt përfitojnë edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme edhe studentët që bëjnë përvojë.

Projekti financohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), kurse ana logjistike dhe teknike është kontribut i UNDP-së.

Ndërsa, përfaqësuesja e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Alessandra Rocasalvo, tha se nga perspektiva e UNDP-së nuk ka asgjë më të rëndësishme se edukimi i studentëve.

Rocasalvo theksoi po ashtu se projekti në fjalë ka për qëllim jo vetëm përkrahjen e MTI-së por edhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.

http://kallxo.com/undp-lanson-raportin-e-zhvillimit-njerezor-ne-kosove/

Disa prej raporteve për projektet e UNDP-së për ta ndihmuar zhvillimin e Kosovës mund t’i gjeni në këtë link.