Foto: OSBE

Pesë Qendra Grumbullimi për Zgjedhjet e Serbisë

Mustafa nuk përmendi vendvotime klasike, por vetëm qendra grumbullimi.

“Nuk flitet për zgjedhjet klasike të Serbisë në Kosovë, mirëpo vetëm për grumbullim të votave nga serbët në Kosovë të cilët kanë dyshtetësi, sepse edhe të gjitha vendet tjera qytetarët që kanë dy shtetësi ata kanë të drejtën të votojnë dhe ne u kemi siguruar këtë të drejtë me Kushtetutë,” tha Isa Mustafa.

Mustafa për zgjedhjet e nesërme të Serbisë foli pas nënshkrimit të marrëveshjes për praktikë të 600 punëkërkuesve kosovarë.

“Për sa i përket zgjedhjeve serbe, zgjedhjet do të mbahen. Mekanizmin e realizimit të kësaj të drejte e kemi ofruar përmes OSBE-së, sepse nuk lejohet që dikush nga Serbia të vijë dhe të organizojë vendvotime këtu, OSBE-ja do t’i kryejë këto,” sqaroi Mustafa.

Ai tha se në Kosovë janë pesë qendra të grumbullimit të votave.

“Vetëm grumbullohen ato vota, nuk numërohen këtu, nuk shpallen rezultatet këtu, barten në Serbi si vota të qytetarëve që kanë dyshtetësi”.

Për marrëveshjen e qeverisë me OSBE-në për zgjedhjet serbe në Kosovë KALLXO.com shkroi para tri ditësh.

http://kallxo.com/qeveria-dhe-osbe-pajtohen-per-zgjedhjet-e-serbise-ne-kosove/

Këto zgjedhje i sqaroi edhe zëvendësministri Bajram Gecaj, duke i quajtur vendet ku do të votohet qendra grumbullimi, njësoj si Mustafa.

http://kallxo.com/gecaj-zgjedhjet-e-serbise-ne-kosove-pa-perfshirjen-e-institucioneve/