Ilustrim

Obiliq - Gruaja rrahet nga njerku i saj

Një grua është sulmuar dje fizikisht nga njerku i saj.

Rasti ka ndodhur në fshatin Plemetin të Obliqit gjatë ditës së djeshme.

Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor pas lëndimeve që kishte pësuar nga sulmuesi i dyshuar.

Ndërkaq, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari me vendim të prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.