Një Vit Përpjekje për Afrim Kulturor Kosovë-Serbi

Biroll Urcan, kooridnator brenda kësaj organizate tha se ky vit ishte i ngarkuar pozitivisht në aspektin e ngjarjeve kulturore në mes të këtyre dy vendeve.

“Kemi pasur ngjarje të ndryshme kulturore, ku kemi pasur artistë të cilët kanë vizituar Serbinë dhe Kosovën,” tha Urcan.

Gjithashtu ai theksoi se me studentët e këtyre dy vendeve kanë mbajtur aktivitete të ndryshme.

“Kemi pasur konferenca, seminare dhe debate të ndryshme me studentë të aritit, kulturës dhe sociologjisë në Beograd dhe Prishtinë,” tha ai.

Granit Gashi, përfaqësues i kësaj organizate tha se ky është projekti i parë zytar lidhur me rregullimin e raporteve në mes të dy shoqërive dhe se ende nuk mund të konstatohen të rregulluara këto raporte.

“Ne nuk mundemi të konstatojmë se gjithçka ka me u kry mirë ose keq, por prapëseprapë ne i kemi vënë inicialet,” tha Gashi.

Sipas tyre qëllimi kryesor i këtij projekti është heqja e paragjykimeve mes këtyre dy popujve dhe ky projekt nuk ka pasur ndërlidhje me klasën politike.

Projekti ka filluar në dhjetor të vitit të kaluar dhe sot është konferenca e fundit e cila e përmbyll këtë projekt për këtë vit, tha Urcan.

KALLXO.com shkroi në gusht për ardhjen e artistëve dhe këngëtarëve beogradas në Prishtinë, ku nën organizimin e Qendrës Demokratike Liberale u shfaqën filma dhe u luajt muzikë.

Në korrik artistët prishtinas shkuan në Beograd për të prezantuar artin e tyre.