Numërimi i votave për kandidatët për deputetë. Foto: Arjana Berisha/KALLXO.com
KQZ mban mbledhje sot, pritet shpallja e rezultateve përfundimtare
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se do të mbaj mbledhjen e radhës sot (15.03.2025) në ora 16:00.
Sipas njoftimit, në rend te dites është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhejve të mbajtura më 09.02.2025.
“Ju njoftoj se sot (e shtunë, 15 mars 2025, ora 16:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedheve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025”- thuhet ne njoftim.
Më 09.02.2025, Kosova mbajti Zgjedhjet e rregullta parlamentare.
Partia e parë me më së shumti vota nga Zgjedhjet e vitit 2025 është Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 396,022 vota, apo 42.27% – duke siguruar kështu 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Pas LVV-së, Partia Demokratike (PDK) është renditur e dyta me 196,353 vota, apo 20.96%, e cila do t’i ketë 24 mandate. Lidhja Demokratike (LDK) me 171,249 vota, apo 18.28% do t’i ketë 20 deputetë. Kurse, Koalicioni AAK-Nisma ka marrë 66,226 vota, apo 7.07%.
Sipas KQZ-së, rezultatet preliminare nuk përfshijnë: votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.
Zgjedhjet e vitit 2025 për Kuvend të Kosovës janë të gjashtat me radhë që janë mbajtur që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17.02.2008