Nesër hapet ekspozita për Kongresin e Manastirit

Ekspozita “Kongresi i manastirit – rruga drejt bashkimit kombëtar”, do të hapet nesër, duke filluar nga ora 10:00 në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

Ekspozita hapet në kuadër shënimeve që po mbahen për shënimin e 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, ndërsa paraqet rrugëtimin e përpjekjeve të rilindësve për hartimin e alfabetit të gjuhës shqipe në shek. XIX dhe veçanërisht në fund të gjysmës së parë të tij.

Ekspozita është përmban edhe fotografi të delegatëve pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit, bashkë me biografitë e shkurtuara të tyre.

Gjithashtu, do të ekspozohen edhe gjësendet të Luigj Gurakuqit, Çerçiz Topullit e Mihal Gramenos, po ashtu edhe librat e autorëve Parashqevi Qiriazi, Hilë Mosi e Mihal Grameno, së bashku me gazetat origjinale të kohës.

Kongresi u hap në Manastir më 14 nëntor 1908 dhe i vijoi punimet deri më 22 nëntor.
Në Kongres morën pjesë delegatë që përfaqësonin shoqëri dhe qytetet të Vilajeteve shqiptare, por edhe shoqatave në vend të ndryshme të diasporës shqiptar të asaj kohe.