Mbyllet për herë të dytë lokali i masazhit nga Inspeksioni në Prishtinë

Inspeksioni i Komunës së Prishtinës, ka mbyllur për herë të dytë një lokal të masazhit në Prishtinë.

Sipas drejtorit të Inspeksionit, Adonis Tahiri, heqja e shiritit të vendosur nga Inspeksioni është vepër penale, dhe përveç gjobës prej 1 mijë euro, do të procedohet edhe me kallëzim penal.

“Heqja e bllombës ose shiritit të vendosur nga Inspeksioni është vepër penale. Përveç gjobës 1000 € për punë pa dokumentet përkatëse, do të procedohet edhe me Kallëzim Penal për heqje të bllombës. Mbyllet përsëri lokali i masazhit”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.