Mbetet në paraburgim babai i dyshuar për vrasjen e të birit në Kamenicë

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej një muaji ndaj babait i cili dyshohet se e ka mbytur djalin e tij në fshatin Karaqevë të komunës së Kamenicës.

Në këtë mënyrë, Apeli ka refuzuar ankesën e avokatit të tij mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 25.05.2018.

“G.B. po dyshohet nga ana e prokurorisë, se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1, nënparagrafi 1.1, 1.3 dhe 1.4 , të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, pasi që me datë 24.05.2018, në mënyrë tejet të vrazhdë, me dashje e ka privuar nga jeta djalin e tij të ndjerin L. B.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

https://kallxo.com/ekskluzive-kerkesa-e-prokurorise-per-babane-e-dyshuar-se-e-mbyti-djalin-e-tij/

Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dipspozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.

https://kallxo.com/femija-vdes-si-pasoje-e-dhunes-fizike-arrestohet-babai/

https://kallxo.com/prokurori-jep-detaje-per-vdekjen-e-femijes-ne-kamenice-si-pasoje-e-dhunes-nga-babai/

https://kallxo.com/kpdnj-reagon-lidhur-me-vdekjen-e-14-vjecarit-nga-kamenica/

https://kallxo.com/gani-bernjashi-mbajti-9-vite-burg-per-perdhunimin-e-nje-te-miture/