Prokuroria e Ferizajt
Prokuroria e Ferizaj kërkon paraburgimin e të dyshuarit për keqpërdorim të detyrës sa ishte zyrtar i gjendjes civile
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh për B. Xh. për veprën “keqpërdrim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
B. Xh. po dyshohet se sa ishte zyrtar i lartë i gjendjes civile në Ferizaj, gjatë muajit mars 2019 ka keqpërdorur pozitën e tij.
Kërkesa për paraburgim erdhi pasi që B. Xh dyshohet se në kundërshtim me Ligjin për Gjendjen Civile, personin M. K. shtetas turk e ka regjistruar në sistemin online të gjendjes civile në Ferizaj.
Përmes kësaj vepre, Prokuroria thotë se shtetasit turk iu mundësua që të pajiset me letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe patentë shofer.
“I pandehuri, me vendim të Prokurorit të Shtetit, që nga data 23.04.2024, gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur”- thuhet mes tjerash në komunikatë.