Foto: Atdhe Mulla

Liberalizimi i Vizave, Barra Kryesore Tash te Gjyqtarët

Pas kalimit të demarkacionit, vëmendja është kthehet te gjyqësori, rastet e korrupsionit e krimit të organizuar si kusht për liberalizimin e vizave. E barra kryesore bie mbi Gjykatën Themelore që ka 15 nga 19 rastet me fokus për liberalizim.

Në konferencën e organizuar nga BIRN dhe Internews Kosova, ku po flitet për raportin me gjetjet nga monitorimi i rasteve gjyqësore të shënjestruara për liberalizimin e vizave, u tha se KPK dhe KGJK kanë mos-përputhje të të dhënave për këto raste.

Labinot Leposhtica, Koordinator i Zyrës Ligjore dhe Projektit të Monitorimit të BIRN/Internews Kosova dhe bashkëhartues i raportit tha se janë në total 39 raste të shënjestruara, duke e vënë fokusin te 19 raste, me theks të veçantë në Gjykatën Themelore në të cilën janë 15 nga këto lëndë.

“Ka mospërputhje mes të dhënave në Këshillit Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor. Në KGJK rezulton që deri tash në shkallë të parë janë 5 lëndë ndërsa me vendim të formës së prerë janë 6. Ndërsa në KPK janë 8 lëndë të formës së prerë 4 lëndë në shkallë të parë”, tha ai.

Nga këto 19 raste, numri më i madh i rasteve të shënjestruara që janë ende në punë janë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Mitrovicë 2 raste, në Prizren e Ferziaj (dega Kaçanik) nga 1 lëndë).

Tri nga 19 lëndët e llastuara në raport janë lëndët që njihen si: “Ferroikeli”, “Stenta” dhe “Siguria”.

Rasti i njohur si “Ferronikeli”, ku i akuzuar është ish-kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, e që kanë kaluar 129 ditë dhe ende nuk është përcaktuar seanca e shqyrtimit gjyqësor. Ndërsa kanë kaluar 884 ditë që nga koha kur ka nisur shqyrtimi i këtij rasti.

Rasti “Stenta”, në të cilin të akuzuar 59 fizikë dhe 4 juridik. Kanë kaluar 646 ditë që nga koha kur është ngritur aktakuza dhe ende nuk ka nisur shqyrtimi gjyqësor.

Rasti “Siguria”, ku të akuzuar janë drejtori i KEK-ut, Arben Gjukla; ish kreu i OSHP-së, Hysni Hoxha dhe ish kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.  Vlera e tederrit për të cilët akuzohen rreth 6 milion euro

Në konferencën e organizuar nga BIRN dhe Internews Kosova, ku është  publikuar raporti me gjetjet nga monitorimi i rasteve gjyqësore të shënjestruara për liberalizimin e vizave po flasin Faik Ispahiu, Kallxo.com; Aleksandër Lumezi, Kryeprokurori i Shtetit;  Enver Peci, Kryetar i Gjykatës Supreme; Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë; Reshat Millaku, Prokuror, Koordinator i KPK-së për rastet e shënjestruara; Hasan Shala, Kryetar i Gjykatë së Apelit; Afërdita Bytyqi, Kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë; Skënder Çoçaj, Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Pjesëmarrës janë edhe gjyqtarë dhe prokurorë të rasteve specifike të shënjestruara, avokatë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.