Aleksandër Lumezi - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Shtëpi, banesa, vepra arti dhe para në bankë- kjo është pasuria e Aleksandër Lumezit

Ish- Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit se ka në pronësi një shtëpi prej 270 metrash katrorë me vlerë prej 220 mijë euro dhe dy banesa (79.24 metra katrorë dhe 45 metra katrorë) me vlerë të përbashkët mbi 200 mijë euro.

Në formularin e deklarimit të pasurisë, ai ka shënuar se vepra arti në vlerë 15 mijë euro dhe një motor Vespa që kushton 3 mijë e 700 euro.

Bashkëshortja e Lumezit, ndërkaq ka një veturë me vlerë 6 mijë euro kurse 19 mijë euro veturë ka në posedim një fëmijë i tij.

208 mijë e 358 euro e 27 centë, Lumezi ka deklaruar t’i ketë personalisht në bankë. Për bashkëshorten ka thënë se i ka 12 mijë e 7 euro e 38 centë në bankë, ndërsa fëmija i tij 21 mijë e 716 euro.

Lumezi ka deklaruar se i ka 29 mijë euro borxh për blerjen e parcelës së shtëpisë.

Si pagë vjetore nga Prokuroria ai ka thënë se i merr 31 mijë 891 euro, ndërsa si mëditje i ka deklaruar 312 euro. Ai ka deklaruar të hyra edhe nga dy qira me vlerë të akumuluar prej 20 mijë e 400 euro.

Lumezi ka deklaruar se fëmijët e tij kanë blerë kriptovaluta me vlerë prej 3 mijë e 797 euro e 41 centë kurse ka deklaruar se vlera aktuale e tyre është 3 mijë e 565 euro e 79 centë.

Linku për të pas qasje në deklarimin e pasurisë së Aleksandër Lumezit.