Komuna e Lipjanit ankohet se në kohë pandemie s`kanë furnizim me ujë

Shtabi Emergjent i Komunës së Lipjanit ka kërkuar nga Qeveria dhe KRU Prishtina që të i shtojnë kapacitet me furnizim të ujit duke mos lejuar reduktim.

Përmes një reagimi në Facebook Shtabi ka kërkuar që ato të i shtojnë burimet e ujit të pijshëm, të sanojnë defektet në terren dhe të ndërmarrin veprimet inspektuese për mbarëvartjtjen e sistemit të ujit të pijshëm.

“Në këtë kohë të pandemisë COVID-19 mungesa me furnizim me ujë të pijshëm vetëm po vështirëson edhe më shumë gjendjen”, thuhet në reagimin e komunës.